Konjufca për artistin Rasim Thaçi-Cima: Jemi rritur me të, ishte pjesë e pandashme e festave

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së presidentit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi-Cima, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Konjufca tha se Cima ka qenë pjesë e pandashme e çdo familje kosovare, me video-kastetat e vitit të ri.

Sipas tij, kujtimi për artistit Rasim Thaçin-Cima do të jetë i përhershëm.

“Jemi këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit të shquar të popullit tonë Rasim Thaçit – Cimës”.

“Ai ka qenë pjesë e pandashme e familjeve tona për dekada me radhë – sidomos për ne që jemi të lindur në vitit e 80-ta, nuk ka ndodh me prit vitin e ri e ai mos me qenë mysafir i yni i pashmangshëm”.

“Ai na ka shoqëruar dhe na ka dhënë buzëqeshjen edhe në kohën më të zymtë”.

“Vepra e tij është e paharrueshme, edhe humori i ri është shumë i ndikuar prej asaj që e bënte ‘Treshi Përsheshi’”.

“Në këtë mënyrë ne nuk i harrojmë artistët që në kohët më të vështira e ndihmuan popullin”.

Të ngjashme