Konjufca: Sakrifica e dëshmorëve do të kujtohet gjithmonë

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 11:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica e tyre qëndron e palëkundur në themelet e shtetit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Konjufca tha se dëshmorët e vendit do të kujtohen gjithmonë.

“Pa sakrificën dhe rënien dëshmorëve nuk do të ishte e mundshme liria e popullit tonë dhe as shtetësia dhe as pavarësia e vendit tonë. Kështu që, sa të ketë gjallë komb shqiptar ata do të nderohen dhe do të respektohen gjithmonë”.

“Mendoj se pjesë më e lavdishme e historisë sonë të re të Kosovës është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, martirët dhe dëshmorët e rënë”, ka thënë Konjufca, gjatë homazheve që kanë bërë me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidenten, Vjosa Osmani, tek varrezat e dëshmorëve në kryeqytet.

Ndryshe, ditët e 17,18,19, 20 dhe 21 prillit të vitit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

Të ngjashme