Konjufca: Si mundet Serbia të mohojë masakrën e Reçakut e në të njëjtën kohë të synojë BE-në

Reçak | 15 Jan 2020 | 13:43 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak, në 21-vjetorin e masakrës së këtij fshati, ku u vranë 45 civilë të pafajshëm, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kjo masakër ishte argumenti kryesor që shpërfaqi gjenocidin serb në Kosovë.

Sipas tij, mbetet shqetësues fakti që liderët serbë ende vazhdojnë të mohojnë masakrën që e njohu e gjithë bota.

Ai shtoi se Serbia nuk mund të synojë BE- e në anën tjetër të mohojë krimet e bëra në Kosovë.

“Reçaku ishte një ngjarje e cila ngriti botën në këmbë për t’i dalë krah popullit të Kosovës. Pas masakrës së Reçakut, më askush nuk kishte dyshime se cili është populli çlirimtarë dhe liridashës dhe cili ishte shteti gjenocidal. Mirëpo ata që i kryen këto masakra gjatë viteve të luftës ende nuk kanë dale para drejtësisë”.

“Ne kur nuk do pushojmë që të kërkojmë që kriminelet serb të dalin para drejtësisë dhe që Serbia të jap llogari për krimet që ka kryer në Kosovës”.

“Ajo çka është aspak shpresëdhënëse, është se zyrtarë të shtetit serb, jo vetëm që nuk po  kërkojnë falje për atë që ka ndodh, por më keq se kaq, presidenti serb I mohoi këtë masakër. Ne themi Lavdi martirëve të Reçakut dhe gjithë të rënëve gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Konjufca, raporton EO.

Të ngjashme