Konkurs për “Kryetarin më miqësor për RAE”

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Organizata – Zëri i Romëve Ashkalive dhe Egjiptianëve VoRAE njofton 
se kanë hap konkurs për “Kryetarin më Miqësor me komunitetin RAE”.

Sipas një komunikate te dërguar për media kjo fushatë rajonale për qytetari aktive të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve në Kosovë ka për qellim ndërgjegjësimin dhe  ndryshimin e qëndrimeve kundrejt përfshirjes së Romëve, Ashkalive dhe  Egjiptianëve në Kosovë si dhe për të kapërcyer pengesat që has procesi i integrimit të këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare.

Ky konkurs po zhvillohet paralelisht në të gjitha vendet e rajonit të 
Ballkanit Përendimore dhe Turqi. Konkursi do të jetë i hapur për 
aplikime nga data: 24 korrik deri më 6 shtator 2019.

Andaj ne po kërkojm nga ju që të na ipni hapësirë televizive për thirrje 
të këtij konkursi ku përmes programeve të juaja të promovojm këtë fushat 
rajonale. Për më shumë të bashkangjitur e gjeni tekstin me detaje më të 
hollësishme ku mundeni me përdor edhe si lajm.

Për çdo pyetje shtesë dhe pa Qartësi ju lutem mos hezitoni te 
nakontaktoni në numrat tonë të më poshtëm dhe në e-mail tonë zyrtare 
tek:[email protected]

Të ngjashme