Konsullata e Kosovës është vetëm 150 metra nga vendi i ngjarjes në Mynih

Prishtinë | 23 Kor 2016 | 10:43 | Nga

Edhe pse zyrtarisht nuk janë të konfirmuara lajmet nga zyrtarët e Policisë Bavareze dhe ata të Qytetit të Mynihut tashmë është pothuajse e qartë që nga 10 viktimat e terrorit në Mynih 3 janë të rinj shqiptarë.

Një detaj interesant është që Konsullata e Republikës së Kosovës është vetëm 150 metra larg vendit të ngjarjes së djeshme.

Në faqen Zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë (Diplo.de) është edhe njoftimi që Konsullata është në Rrugën “Ehrenbreitsteinerstraße 28” kurse siç mund shihet në Google Maps në atë pjesë të qytetit duket të ketë patur edhe vend takim të të rinjve shqiptarë.

Deri më tashti Konsullata e Kosovës ende s’ka dalë me lajme të sakta për sulmet e djeshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme