Kontrabanda me duhan dëmtoi buxhetin me 3 milionë euro, nëntë zyrtarë doganorë të përfshirë

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 18:11 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nëntë zyrtarë doganorë dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare që ka rezultuar me mundësimin e kontrabandës së duhanit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës të Kosovës, Agron Llugaliu, tha se duhani që është kontrabanduar ka qenë në sasi rreth 80 mijë.

Llugaliu ka bërë të ditur se ky proces hetimor ka filluar në vitin 2018, ku 47 persona janë nën hetime.

“Jemi këtu të publikojmë një lajm për një proces hetimor për Doganën e Kosovës. Një proces që ka filluar në viti 2018 për kontrabandën me duhan. Kemi të bëjmë edhe me zyrtarë doganorë që kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare. në këtë janë përfshirë 47 persona të dyshimtë. 16 janë në proces kanë arritur procesin e pranimit të fajësisë në marrëveshje me Prokurorinë. Në grupin e aktakuzës së fundit janë 13 persona, 9 zyrtarë doganorë kanë qenë të përfshirë në këtë kontrabandë. Duhani ka qenë rreth 80 mijë kg. Arrin nivelin e dëmit që i është bërë buxhetit të Kosovës është rreth 3 milionë. përveç duhanit ka pas edhe mallra tjera”.

Ndërsa sa i përket aksionit të zhvilluar, ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike, ai tha se nuk mund ta komentojë pasi janë të udhëzuar nga Prokuroria që të mos nxjerrin informata rreth këtij procesit.

Të ngjashme