Kontrabandim me migrantë, gjenden 23 shtetas të Sirisë në një kombi

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Kosovës për shkak se në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë.

Rasti ka ndodhur më 3 shtator, në Komoran rreth orës 00:30.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë”, thuhet në raport.

Me shtetasit sirian është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme