Kontrabandoi 17 lopë nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia në bjeshkën e Istogut

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në bjeshkën e Kabojës në Istog.

I njëjti është arrestuar pasi kishte kontrabanduar nga Serbia 17 krerë gjedhe.

“Njësitet policore kanë vërejtur të dyshuarin mashkull kosovar i cili nga Republika e Serbisë i kishte futu (kontrabanduar) në territorin e Republikës së Kosovës 17 krerë gjedhe”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme