Kontrabandon 11 lopë, arrestohet i dyshuari

Gjilan | 02 Jan 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën Pogragjë-Sllubicë në Gjilan është arrestuar një i dyshuar, i cili është zënë duke kontrabanduar kafshë.

‘Janë konfiskuar rreth 11 krerë gjedhe për te cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion përkatës, po ashtu është konfiskuar kamioni me te cilin i dyshuari ka qene duke i kontrabanduar kafshët”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet ne procedure te rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme