Kontrollimi i naftës nga shteti: Shoqata e Naftëtarëve pritet ta kundërshtojnë vendimin e Kurtit

Prishtinë | 26 Gus 2022 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka miratuar përsëri Udhëzimin e ri Administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë me karburante dhe derivateve të tjera.

Ky udhëzimin po shihet i dëmshëm për Shoqatën e Naftëtarëve të cilët edhe priten ta kundërshtojnë vendimin e marrë nga kryeministrit Kurti, të mërkurën e 24 gushtit.

Kryetari i Naftëtarëve, Fadil Berjani, në një prononcim për Gazetës Insajderi tha se nëse aktivizohet sërish ky vendim, do të krijohet gjendje alarmante në sektorin e naftës.

Sipas Berjanit, çdo vendim i Qeverisë duhet te respektohet por në qoftë është i dëmshëm për biznese duhet të kundërshtohet.

“Në qoftë se prapë aktivizohet një vendim i tillë do të bëhet një gjendje alarmante në sektorin e naftës. Vendimet s’mund ta ulin çmimin, çmimin e ul berza dhe në rritjen e çmimit ka ndikim edhe lufta Ukrainë & Rusi. Kosova është treg i hapur. Çdo vendim i Qeverisë duhet te respektohet, por në qoftë është i dëmshëm për biznese si ai vendimi paraprak do ta kundërshtojmë”, ka deklaruar Berjani.

Tutje, Berjani shtoi se kundërshtimi vjen pasi vendimi i mëhershëm ka qenë i dëmshëm për pompat e derivateve dhe si pasojë shumë pompa janë buzë falimentimit.

“Ne kemi kontaktuar me ministren Rozeta Hajdari dhe jemi të njoftuar lidhur me vendimin të cilin e propozon Qeveria. Ne jemi në pritje që të njoftohemi se çka parashihet në atë vendim. Vendimi paraprak ka qenë i dëmshëm për pikat e karburantit dhe shumë pika janë në buzë falimentimit”, ka thënë Berjani.

Të ngjashme