Koordinatori Hoti takohet me Ministrin e FSK-së​

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, sot u prit në takim nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha.

Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, si dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, prezantoi para Berishës Programin Nacional për Rininë si dhe biseduan për mundësitë e bashkëpunimit gjatë implementimit të tij nëpër shkolla.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Është i veçantë sepse nuk e përjashton askënd nga gara dhe mundësia për t’u dalluar dhe për të dalë më i miri”, u shpreh Hoti.

E Berisha e mirëpriti zbatimin e programit nëpër shkolla duke thënë se janë në mbështetje të projekteve në të mirë të të rinjve.

“Unë ju falënderoj që ministrinë tonë e keni vlerësuar si partner të rëndësishëm për bashkëpunim. Ne do të ju mbështesim me të gjitha mundësitë aty ku ju keni nevojë për të ndihmuar në zbatimin e këtij misioni shumë të qëlluar sepse arma më e fortë e një shteti është arsimi”, tha Berisha.

Zëvendësministrja Morina-Bunjaku dhe Zëvendësministri Guri theksuan se ministritë që ata përfaqësojnë e mbështesin Koordinatorin Hoti për implementimin e Programit Nacional për Rininë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme