Koordinatori i vëzhguesve të Nismës tregon se si ndodhi përleshja në QNR

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 17:25 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sot ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet vëzhguesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Nismës Socialdemokrate.

Albert Maxhuni, koordinatori i vëzhguesve të Nismës, ka treguar për  Ekonomia Online se si ka ndodhur përleshja, për të cilën po akuzon Lëvizjen Vetëvendosje.

Maxhuni ka thënë se vëzhguesi i VV-së, Valon Hoti e ka sulmuar nga mbrapa vëzhguesin e Nismës dhe e ka fyer atë.

“Sot siç e keni parë ne media vëzhguesi ynë është sulmuar nga vëzhguesi i VV-së. Nga momenti i dështimit të grabitjeve të mandateve me vota të Srpska-s vëzhguesit e VV-së kanë sharë dhe fyer vazhdimisht vëzhguesit tanë. Deri sot ishte kulmi kur vëzhguesi ynë u godit nga mbrapa nga vëzhguesit e VV-së”, ka thënë ai.

Maxhuni ka thënë se këto veprime VV-ja po i bën për shkak të inatit që tashmë Nisma është parti parlamentare.

Ai ka ftuar të gjithë komisionerët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

“Ata janë të inatosur dhe mllefosur qe votat ilegale dhe pazaret me Rashiqin kanë dështuar. Tash kur e kane kuptuar që Nisma është stabile mbi prag. Ketë inat po e manifestojnë me veprime të ulëta ndërsa tash po tentojnë të vjedhin votat duke u munduar ti shpallin ato të pavlefshme ndërsa ne u bëjmë thirrje të gjithë vëzhguesve të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë për këto pak ditë sa kanë mbetur të rinumërimit në mënyrë qe të ruhet kredibiliteti i zgjedhjeve. Ata janë kapur për shkak të një votës e cila ka qenë e vlefshme e Nismës por qe vëzhguesi i VV-së ka tentuar ta bëjë të pavlefshme me çdo kusht edhe pas vendimit të PZAP-së, ka thënë ai.

Rastin e përleshjes në QNR e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se njësitet policore kanë dalë ne vendngjarje dhe në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e nevojshme.

“Sot kemi pranuar informatën se rreth orës 09:30 ka qenë një mosmarrëveshje e cila ka ndodhur në mes të dy personave ne QNR, në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme