Koordinohen veprimet për mbrojtën e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nga degradimi

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori i veprave penale për degradimin e ambientit, prokurori i shtetit, Ersan Qavolli, ka mbajtur takim me zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, krye-shefin e DAPK-së, me zyrtarët përgjegjës dhe kryeinspektorin  e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Temë e diskutimit në takim ishte “Trajtimi i uzurpimeve të pronave në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,  ndërtimet pa leje në atë zonë dhe shqyrtimin e vlefshmërisë së lejeve të sharrave”.

Të pranishmit u pajtuan që gjatë këtij takimi të merren konkluzione të përbashkëta të cilat do ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen e ambientit dhe zbatimin e ligjit në zonën e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Nga ky takim u nxorën këto konkluzionet si në vijim:

  • Identifikimi i menjëhershëm i pronave të uzurpuara në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe fillimi i procedurave të lirimit nga organet përgjegjëse;
  • Identifikimi i menjëhershëm i ndërtimeve pa leje të cilat përbëjnë vepër penale dhe fillimi i procedurave të rrënimit nga organet përgjegjëse;
  • Shqyrtimi i vlefshmërisë së lejeve të sharrave të cilat operojnë në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”;
  • Lëshimi i urdhrit nga DAPK i cili do të pamundësonte futjen e materialit ndërtimor pa pasur leje;
  • Takimi i ardhshëm do të mbahet pas një muaji ku edhe do të vlerësohen rezultatet e arritura nga ky takim.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme