Kopac: Linja e interkonjeksionit, peng i marrëveshjes teknike për veriun

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 08:35 | Nga

Linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë është peng i një marrëveshjeje teknike për veriun e Kosovës e shndërruar qëllimisht nga pala serbe në ngërç politik.

Ndërkohë Komisioni Evropian po tenton të zgjidhë problemin e linjës, por me një kusht politik.

Kështu ka deklaruar të hënën, në Tiranë, drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit Evropian të Energjisë, Janez Kopac, ku ka prezantuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë, Raportin vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

“Serbët me shumë zgjuarsi bindën organizatën e transmetuesve evropianë (ENSO-E) të vinte kusht që veriu i Kosovës të furnizohej me energji nga një transmetues serb. Në këtë mënyrë u politizua një çështje mjaft teknike. Tashmë organizata e transmetuesve e di që kjo nuk qe një zgjidhje e mirë dhe po kërkon mundësinë për ta ndryshuar këtë marrëveshje, duke e hequr këtë kusht politik. Për momentin nuk mund të them se është gjetur një zgjidhje. Është një problem i madh që ne po përpiqemi ta zgjidhim me Komisionin Evropian dhe ENSO-E”, deklaroi në Tiranë Janez Kopac.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme