Kopshtit “Fatosat” për festat e fundviti i dhurohen filtrues për ajër dhe lodra

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 11:44 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kopshti “Fatosat” në Prishtinë ka pranuar donacion nga kompanitë “Neptun” dhe “Jumbo”, raporton Ekonomia Online.

Institucioni parashkollor ka pranuar një aparat për filtrimin e ajrit si dhe lodra, të cilat ishin të nevojshme për kopshtin në fjalë.

Drejtoresha e Kopshtit “Fatoset”, Vlora Maliq-Abdullahi, falënderoj kompanitë për donacionin.

“Kemi nderin dhe jemi më fat që sot kemi pranuar donacionin nga ‘Neptun’ dhe ‘Jambo’. Falënderoj në emër të Komunës së Prishtinës për donacionin e dhuruar për institucionet parashkollore ku përfshihen ‘Fatosat’, ‘Dielli’, ‘Yllkat’ dhe ‘Ardhmëria’. I urojë festat e fundvitit”.

“Donacionin është një aparat për filtrimin e ajrit kurse ‘Jambo’ dhuron lodra për fëmijë ku janë të nevojshme”, u shpreh ajo.

Përfaqësuese e kompanive “Neptun” dhe “Jambo”, Kaltrina Hoxha, theksoi se pajisja për pastrimin e ajrit do t’i ndihmojë kopshtit si dhe lodrat do ti gëzojnë fëmijët e këtij institucioni.

“Ne si ‘Neptun’ dhe ‘Jambo’ në vazhdimësi të projektit të vitit të kaluar kemi parë të arsyeshme të dhurojmë një pajisje për pastrimin e ajrit dhe ti gëzojmë fëmijët nga ‘Jambo’ për festat e fundvitit”, ka thënë Hoxha.

Të ngjashme