Korrupsioni duhet luftuar konkretisht

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 08:36 | Nga

Që nga paslufta e deri më tani, në Kosovë rreth 34 për qind deri në 38 për qind e ekonomisë ka operuar në informalitet, shkruan sot Koha Ditore.

Mosrespektimi i ligjeve dhe mungesa e efikasitetit të institucioneve të shtetit, sipas njohësve të çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesve të bizneseve, janë faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e ekonomisë joligjore.

Me gjithë disa hapa pozitivë të Qeverisë aktuale, një disiplinë financiare dhe ndarje të tenderomanisë masive, dështimi i fiskalizimit në sektorët kyç për ekonominë kosovare, dëshmon faktin se institucionet vendore janë larg luftës së informalitetit, ka thënë Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike në Kosovë.

Ai ka deklaruar për gazetën se është koha që të bëhen hapa më konkretë në luftën kundër informalitetit dhe të mos jetë lufta ndaj tij vetëm një luftë politike dhe temë për kampanja zgjedhore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme