Kosnett e Komandanti Rama flasin me zyrtaren e Pengatonit për planin e transformimit të FSK-së

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar diskutimin virtual me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper.

Ky diskutim kishte temë kryesore, çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ambasadori Kosnett, përmes një reagimi në twitter, ndërsa shton se në këtë diskutim, ishin pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj si dhe Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Të ngjashme