Kosnett: Falendëroj Kosovën në emër të Amerikës, edhe një herë dëshmuan lidership në nivel global

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka falenderuar qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë që të pranojnë refugjatët afganë.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka shkruar se Kosova edhe njëherë ka shfaqur lidership në nivel global.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falenderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë e juaj për t’ju ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jetë të re. Edhe njëherë, Kosova demonstron lidership në nivel global”, ka shkruar Kosnett.

Të ngjashme