Kosnett: Koha që Kosova t’i pranojë të gjithë njerëzit pa dallim

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 10:13 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shënim të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT), është mbajtur konferenca me temën “Të drejtat e barabarta dhe kushtetuese për personat LGBTI”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë është diskutuar mbi rishikimin e legjislacionit për përfshirjen e plotë të pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe nevojat e komuniteteve të tjera të margjinalizuara.

Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, tha se secili vend e ka të drejtën tu ofroj qytetarëve të tyre të drejtën për liri dhe jetesë të dinjitetshme dhe se edhe komunitetit LGBTI duhet t’i ofrohet kjo mundësi.

“Sot e kremtojmë këtë lëvizje globale drejtë ngritjes së ndërgjegjësimit të pranimit të individit, bashkojmë zërin tonë për thirrje për dinjitet dhe barazi më të madhe”.

“ShBA nuk i kanë gjitha përgjigjet për të bërë një shoqëri të drejtë dhe të barabartë por kombi është krijuar për të pasur të gjitha të drejtat e barabarta dhe vazhdojmë të përpiqemi qe ta bëjmë këtë”.

Ai tha se kudo në botë ende ekziston përpjekja që këtij komuniteti tu ofrohet përfshirja e barabartë në shoqëri.

“Anembanë botës përpjekjen për barazi dhe vazhdohet që njerëzit e LGBTI shpesh të parandalohen dhe ata përballen me dhunë, përjashtime, kanosje, në Kosovë përkundër kushtetutës qe ofron për të mbrojtur për gjithë qytetarët komuniteti LGBTI ende lufton për të vendosur të drejtat e veta kjo përpjekje po shpaguhet sepse sukseset e fundit kanë treguar pranim me të madh të këtij komuniteti”.

Ai tha se është koha që Kosova të tregoj se i pranon të gjithë njerëzit njëlloj pa dallim orientimi seksual.

“Ndryshmet e fundit të kodit penal ofrojnë një kornizë konkrete për shkelje që kanë cak mbrojtjen e komunitetit LGBTI, prokuroritë dhe agjencinë e zbatimit të ligjit po i shtojnë përpjekjet qe të ketë pjesëtar të i gëzojnë të drejtat e plota”.

“Çdo qytetar luan rol në mbështetje për të drejtat e qytetarëve LGBTI për të jetuar pa frikë nga dhuna dhe diskriminim një shoqëri është pasuri e vlerave të qytetarëve dhe ju e keni rastin të i tregoni botes se Kosova është vend i pranimit dhe gjithëpërfshirës”.

Drejtor i CEL, Blert Morina, tha se Kosova ka shënuar progres në qasjen e saj ndaj komunitetit LGBTI, por që ende ka nevojë për ndryshime.

“Personat e komunitetet LGBTI duhet të trajtohen mirë dhe duhet të i kenë të drejtat e njeriut dhe të trajtohen me barazi, siç ndodhi në kodin penal e njëjta duhet të bëhet edhe në Kodin Civil”.

“Për një periudhë disa vjeçare kemi pa që shoqëria në Kosovë është me diversitet, kontribut të madh kanë dhënë edhe alet të ndryshëm në rritjen e barazisë”, tha ai.

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri, tha se BE-ja është pro përkrahjes së komunitetit LGBTI dhe secila sjellje kundër tyre dënohet me ligj.

“Lufta kundër diskriminimit sa i përket orientimit seksual është e ndaluar me legjislacion të BE-së dhe është në zemër të ligjeve tona”.

Serri tha se e gjitha bota ndër vite ka ndryshuar qasjen ndaj komunitetit LGBTI, madje dikur edhe OBSH-ja këtë komunitet e kishte quajtur të jetë çrregullim shëndetësor, por kjo qasje me vite është ndryshuar.

“Ende mbetet shumë për të bërë në një shoqëri konservative dhe qe ka kufizime dhe ngurrim nga njerëzit e edukuar te jenë sa më të hapur ndaj këtij komuniteti”, shtoi Serri.

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë në Kosovë shënohet që nga viti 2007.

Të ngjashme