Kosnett takon Kongresin Pan-Shqiptar të Amerikës: Kosova të mos varet vetëm nga remitencat e diasporës

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës.

Kosnett ka postuar një fotografi nga ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë ku ka shkruar se Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat e diasporës por të shfrytëzojë diasporën për investime.

“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës. Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar”, ka shkruar Kosnett.

Të ngjashme