Kosnett thotë se Kosova është një vend i mrekullueshëm për ecje

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova është një vend i mrekullueshëm për ecje.

Ai nëpërmjet një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Twitter, ka bërë të ditur se ekipi i Ambasadës amerikane ka vizituar Liqenatin e Rugovës.

“Ekipi i Ambasadës është jashtë duke eksploruar Kosovën. Shikoni këtë fotografi nga një udhëtim i kohëve të fundit në Liqenet e Rugovës, një vend i mrekullueshëm për ecje”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në gjuhën angleze.

Të ngjashme