Kosnett: Vrasja tragjike në Prizren na përkujton se dhuna kërkon zgjidhje nga shoqëria

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Phillip Kosnett, ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike në Prizren, ku burri vrau gruan e tij.

Me këtë rast Kosnett thekson se për këto raste duhet të gjenden zgjidhje urgjente nga shoqëria.

“Vrasja tragjike në Prizren na përkujton se dhuna në familje kërkon zgjidhje nga shoqëria. Institucionet duhet të ndalojnë trajtimin e kësaj dhune si problem familjar dhe të përmirësojnë parandalimin dhe mbrojtjen. Është koha që palët të propozojnë zgjidhje për të përballur dhunën”, ka shkruar Kosnett.

Armenda Aliu mbeti e vrarë nga 15 plumbat e shtënë nga bashkëshorti i saj.

Ajo u vra të martën, rreth orës 23:00, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren nga burri i saj. Ndërsa, sot, shumë familjarë, miq e të tjerë, janë mbledhur në varrezat e Podujevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, të ndjerës që u vra në Prizren.

Ajo u varros sot në Podujevë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme