Kosova anëtarësohet në Komitetin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 13:13 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me drejtoreshën e Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur  (ICMP), Ketrin Bomberger.

Të dy kanë nënshkruar memorandum ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu me këtë rast Kosova anëtarësohet në Komitetin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Haradinaj tha se me ketë marrëveshje po merren obligime shtesë për bashkëpunim dhe për të punuar edhe më shumë për të gjetur të zhdukurit.

“Jemi sot bashkë me kryesuesen e ICMP që është Organizata Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, Kosova i ka dhënë akreditim organizatës në Kosovë dhe kisha nderin me ia kaluar akreditimin sikur po shihini po nënshkruajmë marrëveshje me organizatën botërore për persona të pagjetur dhe marrim obligime për bashkëpunim për zbardhjen e kësaj çështje”, tha Haradinaj.

Bomberger tha se me këtë marrëveshje do vazhdoj bashkëpunimi për zgjidhjen e fatit për të pagjeturit në Kosovë që nga lufta e fundit në Kosovë, raporton EO.

“Duke shkruar këtë marrëveshje i japim akreditimin Kosovës ne kemi qenë me vendin tuaj për një kohë të gjatë që nga viti 1999 me i zbardh fatet e të pagjeturve që janë që nga konflikti i fundit. Jemi të lumtur që e kemi këtë marrëveshjen mu sigurua se e kemi një vend për të i paraqitur këto çështje”.

“Duhet të kuptojmë se pse kjo ndodh edhe në vendet tjera jemi të lumtur që vendimet vijnë bashkë dhe javën tjetër do shohim ketë problem dhe si qëndrojnë çështjet se pse qëndrojnë ende këto çështje të hapura dhe të pazgjidhura”, tha ajo.

Të ngjashme