Kosova bëhet me Federatë të Gruas për Paqe Botërore, ato cilësohet ura të bashkëpunimit

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore për dy ditë me radhë në Prishtinë kanë organizuar konferencën rajonale “Domosdoshmëria e bashkëpunimit, sfidë dhe nevojë për integrim”, raporton Ekonomia Online.

Në ditën e dytë gjatë kësaj konference të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, është bërë themelimi i “Federatës së Gruas për Paqe Botërore” në mënyrë zyrtare.

Sekretarja e Federatës për Paqe Universale, Melisa Klass, ka thënë se gratë nuk janë vetëm nëna, por ato mund të jenë edhe urë lidhëse mes popujve.

“OKB-ja gjithnjë mundohet të zgjedh probleme, dhe e di që në këshillin për të drejtat e njeriut në flasim për Kosovën”.

“Ju bëni tjerëve ashtu siç dëshironi të tjerët të bënin për ju, gjithsesi dua të ju falënderohem të gjithë meshkujt që janë sot këtu. Disi e kam parë që plagët e luftës janë shumë prezentë kemi një ekspert qe punon këtu me viktimat e torturës”.

“Por gjithsesi duhet të mënojmë të shkojmë në atë drejtim sepse për te pasur një kulturë të paqes dhe komb të paqes  duhet ti shërojmë plagët e së kaluarës”.

Ndërsa kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku-Topalli, ka thënë se grave duhet t’u jepet timoni për drejtimin e vendit si dhe ka kërkuar që ato të kenë të drejta të barabarta sikurse burrat.

“Angazhimi puna dhe dashuria për vendin padyshim është shume e madhe. Është kënaqësi për mua të ju përshëndes ne këtë aktivitet të rëndësishëm i cili po zhvillohet sot. Prandaj ju falënderoj në emrin tim dhe në emrin e të gjitha grave në Kuvendin e Kosovës”.

“E kaluara e jonë ishte e gjatë nën robëri fillimisht me lejoni të them se gruaja me çdo kusht duhet ta merr timonin udhëheqës me veti për të dëshmuar potencialin e  gruas”.

“Gruaja ka dëshmuar se është e zonja të drejtoj shtetin, gruaja do të krijonte një vend me paqësor dhe hiq të korruptuar. Duke pasur parasysh një mori grash shqiptare e meritojnë të përmenden  në këtë dit të sodit sepse ishin shtylla e kombit”.

Saranda Bugojevci, deputete e VV-së, tha se këto gra i dhanë forcën për të ecur përpara.

“Është aktivitet me shumë rëndësi. Mu kujtua fëmijëria ime fatin që kam pasur me qene rrethuar me grat qe kane kontribuar shume. Mbasi që shpëtova nga lufta një pjesë të grave nuk e kisha më, por e kisha një pjesë të grave të tjera”.

“Këto gra më dhanë forcën për të ec përpara dhe për të arritur sot ku jam këtu. Kam takuar gra të jashtëzakonshëm që më kane mbështet. Ndihem me të vërtet që janë pjesë grupit të grave deputete. Si gra nuk mundemi me prit prej te tjerëve ne vet duhet të jemi iniciatorë për ndryshimet që duam më pa në vend”.

“Kur flas me gjenerata të reja këtë pjesë e përdori shumë sepse mendoj që është më shumë rendësi, kur e mendoj se në çfarë gjendje kam qenë në luftë ku kam humbur të gjitha grat e familjes, dhe kur e shoh se ku jam sot. Është më rendësi si gra se sa e shtyjmë njanja tjetrën dhe të jemi bashkë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme