Kosova çalon në luftën kundër dhunës në familje, kërkohet angazhim ndërinstitucionalë

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 15:33 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë lanson projektin, “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, raporton EkonomiaOnline.

Isabella Servoz-Galluci, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë,  u shpreh se gratë përballen me barriera për të shpalosur të drejtat e tyre, dhe se projekti mbështetet në Konventën e Stambollit e cila ka për bazë parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimës.

“Siç e dini tema dhuna në familje janë shkelje të rënda, dhe pabarazia është e shprehur gjithandej nëpër botë, poashtu edhe në Kosovë, gratë përballen me barrierat për të shpalosur të drejtat e tyre që nuk janë të veçanta ato janë të drejta të njeriut. Konventa e Stambollit është konventa e parë dhe traktati më gjithëpërfshirës për trajtimin e të drejtave të njeriut”, tha ajo, duke shtuar se Kosova ka treguar përkushtim të lartë në këtë luftë, por ende ka shumë punë për të arritur aty ku duam.

Avokat i Popullit, Hilmi Jashari para të pranishmëve foli për rastin e vrasjes së dy grave nga familjari i tyre para dy javësh në Prishtinë, e ku sipas tij të gjitha institucionet e përfshira në atë rast kishin dështuar për të mbrojtur familjarët.

Kjo sipas tij përbën shkelje  të të drejtave themelore.

“Një rast para 2 javë ditë një vrasje e dyfishtë dhe një vetëvrasje gjitha këto ndodhën gjatë një vikendi. Info preliminare, ky rast nis nga viti 2002 kjo familje e ka njoftuar Policinë, dhe Policia i ka than se ju e keni babë dhe keni kujdes. Vazhdon në vitin 2004, vazhdon problemi në vitin 2008, prapë storia në vitin 2012 detyrohen me u bashku me familje, 2017 rasti në prokurori dhe të gjitha institucionet heshtin ky person ka pas probleme të shëndetit mental dhe institucionet nuk kanë ndërmarr asgjë,  gjithë ky zinxhir për vite të tëra dështon”, tha ai.

Naim Qelaj, Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje, tha së në këtë vit priten ndryshime në ligjin për dënimin e dhunës në familje dhe tha së përmes këtyre ndryshimeve do të zgjidhet edhe çështja e financimit të strehimoreve të cilat përballen me vështirësi financiare.

“Vit i ndryshimeve ligjore që kanë të bëjnë më dhunën në familje, dhe se janë në fazën e ndryshimit të ligjit për kompensimin e viktimave të krimit. Kuvendi i Kosovës, komisioni për të drejtat e njeriut ka bërë hapat për ndryshim e ligjit, për t’u hedh bazë e fuqishme ligjore, strehimoreve që kanë rëndësi por që janë përballur me vështirësi financiare dhe me anë të këtij ligji të  i jepet zgjidhje financimit të strehimoreve. Jemi në fazën e ndryshimit të ligjit për kompensimin  te viktimave të krimit, në këtë pjesë ka çalime në zbatim të këtij ligji, ku me disa dispozita i privojnë nga e drejta për kompensim”, tha Qalaj

Larissa Kireeva, Kordinatore e Projektit, Divizioni për Barazi Gjinore, tha se ky projekt ka disa qëllime.

Të rritet njohuria e profesionistëve ligjorë përmes trajnimeve, Fuqizimin i kapaciteteve relevante që t’u ofrojnë viktimave të dhunës në familje, krijimin e kushteve më të mira nëpër strehimore dhe për të ngritur vetëdijesimin përmes qasjes së bazuar në Konventën e Evropës.

Ky është një raport që ka filluar në shkurt të këtij viti dhe do të përfundojë në vitin 2021.

Të ngjashme