Kosova dhe BE diskutojnë në kuadër të MSA-së

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën, përfaqësuesit nga Kosova dhe Komisioni Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushat e prokurimit publik, të drejtave të pronësisë intelektuale, të drejtës së themelimit dhe lëvizjes së lirë të shërbimeve, politikës së konkurrencës, lëvizjes së kapitalit, shërbimeve financiare dhe të drejtën e kompanive, mbrojtjen e konsumatorëve dhe të shëndetit. Diskutimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), e cila hyri në fuqi në prill 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova u pajtuan për rëndësinë e zbatimit të prioriteteve përkatëse të Agjendës të Reformave Evropiane dhe të Programit të Reformave Ekonomike si dhe rekomandimeve nga Raporti i të Komisionit për Kosovën për 2018.

Sa i përket prokurimit publik, Komisioni përshëndeti lëvizjet pozitive në zhvillimin e platformës së prokurimit elektronik dhe përdorimin e saj të detyrueshëm nga 1 janari 2019. Komisioni theksoi rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Prokurimin Publik dhe përmirësimin e transparencës në të gjitha fazat e procesit të prokurimit publik. Gjatë diskutimeve gjithashtu u theksua avancimi i profesionalizimit të prokurimit publik përmes ngritjes së kapaciteteve dhe rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe monitorimit sistematik të zbatimit të kontratave. Komisioni ftoi Kosovën që të sigurojë që Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit të bëhet plotësisht funksional dhe të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të garantuar një sistem ankimor i cili funksionon si duhet.

Sa i përket të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI), Komisioni mirëpriti aktivitetet për rritjen e vetëdijes të organizuara në këtë sektor. U theksua nevoja që Qeveria të vazhdojë me përafrimin me aki të BE-së dhe të adresojë kufizimet në kapacitete në sigurimin e implementimit dhe zbatimit efektiv të legjislacionit për DPI.

Në fushën e të drejtës së themelimit dhe lirisë për të ofruar shërbime, Komisioni ftoi Kosovën që të harmonizojë dhe zbatojë më tej të dyja, Ligjin për Shërbimet dhe Ligjin mbi Profesionet e Rregulluara. Dy palët pranuan rëndësinë për të vazhduar me hapjen e mëtejmë të tregut postar ndaj konkurrencës.

Më tej, sa i përket konkurrencës, Komisioni ka ftuar Autoritetin Kosovar të Konkurrencës (AKK) që të zhvillojë një plan veprimi për politikën e konkurrencës për të harmonizuar legjislacionin e vet me aki të BE-së dhe për të forcuar kapacitetet e veta për të qenë në gjendje të zbatojë legjislacionin. U theksua gjithashtu organizimi i masave të trajnimit dhe avokimit për politikën e konkurrencës të stafit dhe akterëve relevantë, veçanërisht gjyqtarëve. Në lidhje me ndihmën shtetërore, Komisioni vuri theksin mbi nevojën e emërimit të anëtarëve të Komisionit të Ndihmës Shtetërore, për t’u bërë operacional dhe për të qenë në gjendje të krijojë inventarin e skemave të bashkërenduara të ndihmës shtetërore deri në prill 2019 siç parashihet në MSA.

lëvizjen e kapitalit, shërbimet financiare dhe të drejtën e kompanive, Komisioni përshëndeti zhvillimet në fushën e të drejtave pronësore për shtetasit e huaj. Palët ranë dakord mbi nevojën për të rritur përpjekjet për të luftuar ekonominë joformale, pastrimin e parave dhe krimin financiar. Komisioni mirëpriti hapat në përmirësimin e nivelit të zhvillimeve në fushën e organizimit të biznesit, si dhe në përmirësimin e standardeve në kontabilitet, auditim dhe raportim financiar.

Sa i përket mbrojtjes së konsumatorëve, palët ranë dakord mbi nevojën për të përforcuar nivelin e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Komisioni inkurajoi kapacitete adekuate, si dhe përfshirjen e shoqatave të konsumatorëve dhe akterëve të tjerë relevantë në zbatimin e kornizës legjislative të miratuar së fundmi.

v Në fund, sa i përket shëndetit, të dy palët ranë dakord se është e rëndësishme që politikat shëndetësore të trajtohen në mënyrë holistike me një nevojë për bashkëpunim dhe koordinim më të madh në të gjithë sektorët. Komisioni përshëndeti zhvillimet në kornizën legjislative, por gjithashtu theksoi rëndësinë e miratimit të dispozitave financiare të qëndrueshme për të siguruar shërbime adekuate të kujdesit primar shëndetësor dhe sigurim shëndetësor të detyrueshëm. Komisioni ftoi Kosovën të bëjë një vlerësim të ndikimit në shëndet nga ndotja e ajrit.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është korniza për administratën e BE-së dhe të Kosovës për diskutime të rregullta mbi çështjet teknike dhe të politikave në lidhje me agjendën evropiane. 

Çdo takim i nën-komitetit mbikëqyr dhe përcjell zbatimin e reformave nga ana e Kosovës dhe identifikon se si BE mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet e trupave gjithashtu japin një kontribut të drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Evropian. 

Të ngjashme