Kosova dhe Belgjika së shpejti me marrëveshje për sigurime sociale

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 13:49 | Nga

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës, së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshje për sigurime sociale, marrëveshje kjo që u sjell përfitime të mëdha qytetarëve të të dyja vendeve.

Javën e kaluar, një delegacion i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i caktuar nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka zhvilluar takime me delegacionin belg, ku janë përmbyllur me sukses negociatat në lidhje me marrëveshjen në fjalë.

Gjatë takimeve, të dyja palët janë dakorduar që shumë shpejt të caktohet një datë për nënshkrimin e marrëveshjes.

Qëllimi marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës, varësisht se ku zgjedhin të jetojnë.

Të ngjashme