Kosova shkëputë marrëveshjen me Holandën për sigurime sociale

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 14:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për nënshkrimin e Deklaratës së Qëllimit, për ndërprerjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Mbretërisë së Holandës dhe Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo marrëveshje është marrë përsipër nga Kosova me procesin e suksedimit të marrëveshjes bilaterale të nënshkruara nga ish-RSFJ me shtetet e tjera në këtë rast me Kosovës, përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kreu i kësaj ministrie, Skender Reçica, tha se tha se kjo i jep rrugë hapjes së një marrëveshje të re.

“Shkëputja e marrëveshjes bëhet me qëllim të hapjes së marrëveshjes së re për shërbime sociale mes dy vendeve. Meqenëse kemi të bëjmë me një marrëveshje të përbashkët kërkojmë që të aprovohet”, tha Reçica.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 26, 2019

Të ngjashme