Kosova dhe Maqedonia me kalendar të përbashkët kulturor

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 12:27 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia, ministrin Asaf Ademi.

Në konferencën për medie pas takimit, ministri Gashi tha se dy ministritë kanë rënë dakord për një kalendar të përbashkët, raporton Ekonomia Online.

“Qëllimi i kësaj vizite, qëllimi i ftesës që ia kam drejtu ministrit është thellimi i bashkëpunimit mes dy ministrive”.

“U dakorduam që të kemi një marrëveshje të re duke marrë parasysh që në Maqedoni ka shqiptarë”.

“Do të kemi aktivitete, ngjarje, data të përbashkëta, duke përfshirë aktivitete në teatër, filarmoni si dhe asamble.”

“U dakorduam që të kemi edhe një kalendar të përbashkët kulturor. Ne kemi një kalendar të tillë me Shqipërinë, tani së shpejti edhe me Maqedoninë. Në të ardhmen mund ta kemi një të përbashkët me të tria vendet”.

Gashi tregoi se ky kalendar pritet të nënshkruhet në shtator, por që nesër ekipet e dy ministrive do ta fillojnë punën për përpilimin e tij, raporton EO.

Edhe ministri maqedon, Asef Ademi, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

“Kjo është vizita ime e parë zyrtare pas marrjes së detyrës, dhe është nder i veçantë që ta realizoj në Kosovë”.

Ai tha se patën mendime të përbashkëta me ministrin Gashi, se bashkëpunimi është i rëndësishëm sidomos për shqiptarët në Maqedoni.

“Neve na lidhin aspekte kombëtare, familjare”, u shpreh Ademi.

Të ngjashme