Kosova shënon Ditën e Pavarësisë së ShBA-së

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 14:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dita e Pavarësisë së ShBA-së është njëkohësisht edhe festë për shqiptarët në Kosovë. Po aq sa edhe pavarësia e vendit, 4 Korriku – Dita e Pavarësisë së SHBA-së – për qytetarët e Kosovës shënon një kremtim të veçantë.

Në këtë Ditë në Prishtinë, në Bulevardin “Bill Clinton”, pikërisht përpara shtatores së presidentit Clinton, më 4 korrik është ngritur flamuri amerikan. Ndërkohë Shoqata “Miqtë e Kosovës” gjatë ditë ka planifikuar dhe aktivitete të tjera për të shënuar këtë ditë.

Shtatorja e Bill Clintonit, i cili ishte në krye të ShBA-së në kohën e çlirimit të Kosovës, ishte vendosur në vitin 2009 dhe tregon Presidentin Clinton me një dokument në dorë të 24 Majit 1999, me të cilin miratohet hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës, Agim Rexhepi, thotë se për “kosovarët dhe përgjithësisht shqiptarët, Dita e Pavarësisë së SHBA-së është e një rëndësie të posaçme, një obligimi moral dhe njerëzor ndaj SHBA-ve, për shkak “të të gjithë asaj që kanë bërë përgjatë gjithë historisë e në veçanti në vitin 1999, kur me aleatët e tyre e ndalën spastrimin etnik”.

“Pjesa dërrmuese e kosovarëve e vlerësojnë shumë këtë, por mendoj se është e nevojshme të bëhet edhe më shumë, përveç aktiviteteve me rastin e 4 Korrikut, me qëllim të dëshmimit të respektit ndaj SHBA-së. Me këtë forcohet vetëdija e opinionit në Kosovë dhe përçohet një porosi e fuqishme në SHBA”, thotë Rexhepi.

Në bazë të një hulumtimi të Gallup International, të zhvilluar në 139 shtete të botës, Kosova radhitet për herë të dytë, vendi më pro amerikan.

Të ngjashme