Kosova dhe Shqipëria avancojnë bashkëpunimin në fushën e Shërbimit Gjeologjik

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 12:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar kanë nëshkruar sot në Prishtinë një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin palët shprehin vullnetin për bashkëpunim në fusha të ndryshme të shkencave të Tokës.
Memorandumi u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i SHGJK-së, Fidaim Sahiti dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH-së, Viktor Doda, ndërsa të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Gëzim Musabelli, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi si dhe zyrtarë të kësaj fushe nga të dyja vendet.

Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëpunimi lidhur me realizimin e projekteve shkencore dhe atyre aplikative në përputhje me legjislacionin dhe strategjitë zhvillimore të të dy vendeve përmes: Shkëmbimit përvojave shkencore dhe aplikative në gjeoshkencë; Koordinimit të veprimtarisë për pajisje me teknologji bashkëkohore në interes të dy institucioneve; Koordinimit për angazhim të përbashkët të aktiviteteve rajonale dhe me gjerë, si dhe Ndihmës dhe bashkëpunimit reciprok për ngritjen dhe aftësimin e kapaciteteve njerëzore.

Me këtë rast, Ministrja Besa Zogaj-Gashi tha se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje në mes dy shërbimeve gjeologjike, këto dy institucione nga sot mund të aplikojnë për projekte të përbashkëta hulumtuese shkencore në nivel rajonal dhe me gjerë, duke pasur parasysh që dy institucione janë pjesë e Evropës.

“Dy vendet kemi pasuri të mëdha nëntokësore prandaj këto të dhëna dhe ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm duke pasur të dhënat e juaja profesionale, ne do të mund të tërheqim edhe investitorë dhe të vazhdojmë në implementimin e projekteve të përbashkëta”, tha ajo.

Sipas Zogaj-Gashi, MZHE ka prioritet reformimin dhe rregullimin e legjislacionit sekondar në fushën gjeologjike, ndërsa shkëmbimi i përvojave me Shqipërinë në këtë fushë është i rëndësishëm.

Nga ana e tij, Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Gëzim Musabelli tha se bashkëpunimi i dy shërbimeve tona është i një rëndësie të madhe dhe ne tashmë jemi një në kuptimin e burimeve minerare.

“Me kalimin e kohës duke pas parasysh studimet e filluara dhe atyre që do vijnë në drejtim të hulumtimit të mineraleve do të mundësojë që industria jonë minerare në dy krahët e kufirit, në pjesën shqiptare dhe kosovare të zhvillohet dhe kjo do të bëjë që të ardhurat dhe ekonomitë tona të rrisin zhvillimin”, tha ai.

Ndërsa, Ambasadori Qemal Minxhozi nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi, duke shtuar se pasi të bëhen studimet të qarta do të mund të ofrojmë investitorë të rëndësishëm. Mirëpo sipas tij, një fazë të dytë duhet të hiqen burokracitë dhe të mos kemi vonesa dhe tarifa që krijojnë pengesa në këtë proces.
Ndryshe, për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij Memorandumi folën edhe drejtuesit e dy shërbimeve gjeologjike të Kosovës dhe Shqipërisë.

unnamed-2

Të ngjashme