Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në sektorin e ujërave

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur takimi i përbashkët i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë ku është diskutuar mbi progresin e arritur në procesin e Certifikimit të bazuar në Testim për personelin e kompanive ujësjellës-kanalizime, raporton EkonomiaOnline.

Afrim Lajqi nga Këshilli Ndërministror për ujëra, ka thënë se takimi i sotëm është takim në vazhdën e memorandumeve që kanë nënshkruar dy qeveritë vitin e kaluar, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Po ne sot e patëm një takim me kolegë nga Shqipëria biseduam për temën e Certifikimit të Personelit të shërbimeve të ujit dhe është një problematikë që ne dy vendet po bashkëpunojmë në bazë të një memorandum mirëkuptimi që është nënshkruar nga dy qeveritë tona vitin e kaluar dhe bëhet fjalë për certifikimin e bazuar në testim për personelin e kompanive të ujit, me të cilën pretendohet të ngritët cilësia e punës dhe përformancës së këtij sektori”, ka thënë Lajqi.

Elizabeta Poçi nga Shqipëria ka thënë se ky takim është i nevojshëm.

“Sigurisht është një takim i nevojshëm në fakt por ajo që është më e mira dhe që e vlerësojmë më shumë është se takime të tilla tani vijnë shumë natyrshëm. Ky është vetëm një lloj i bashkëpunimit që ne kemi me Kosovën, por bashkëpunimi ka lindur edhe vite më parë, në fakt në vitin kur lindi konferenca e përbashkët ballkanike e cila sot feston gjashtë vjetorin”, ka thënë ajo.

Aty u tha se janë dakorduar që muajt e ardhshëm të mbahet edhe një takim i njëjtë.

Të ngjashme