Kosova dhe Zvicra hapin kufijtë për njëra-tjetrën me 15 qershor

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Zvicra hapin kufijtë për njëra-tjetrën, me këtë datë lëshohen fluturimet

Zvicra tani do t’i hap kufijtë e saj me Kosovën, duke lejuar kështu qytetarët kosovarë të vinë në vend por edhe të udhëtojnë për në këtë shtet përmes linjave ajrore.

Kjo është konfirmuar nga zëvendësambasadori kosovar në Zvicër, Islam Spahiu, i cili ka thënë se fluturimet mund të fillojnë nga 15 qershori.

‘’Ne do t’i lehtësojmë kufizimet e hyrjes nga qershori. Operacionet normale të fluturimit mund të rifillojnë më së voni deri më 15 qershor. Turistët gjithashtu mund të kthehen në vend’’, ka thënë ai.

Zvicra do hap kufijtë e saj edhe me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën në këtë datë.

Në anën tjetër, Kosova ka lehtësuar kërkesat për karantinë te qytetarët që kthehen në vend.

‘’Qytetarët kosovarë që vijnë nga jashtë duhet të karantinohen vetëm për një javë, jo për dy javë’’, tha Spahiu për 20 Minuten.

“Supozoj se do të jetë e mundur të udhëtosh përsëri me makinë”, shtoi Spahiu, pas relaksimit të radhës të masave.

Sa i përket coronavirusit, deri sot në Kosovë janë identifikuar 945 raste ku prej tyre 690 janë shëruar dhe 28 kanë ndërruar jetë.

Të ngjashme