Kosova do të përfitojë 25 milionë € nga Kontrata e Reformës Sektoriale

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 13:09 | Nga

Ministria e Administratës Publike, në kuadër të zbatimit të Reformës së Administratës Publike, sot ka filluar trajnimin katërditor për institucionet e Kosovës për zbatimin e Kontratës së Reformës Sektoriale, e cila është nënshkruar vitin e kaluar nga Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian.

Kontrata e Reformës Sektoriale e Administratës Publike të Kosovës, e cila për herë të parë po realizohet në Kosovë, përqendrohet në strategjitë relevante ekzistuese si Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike (SMAP), Strategjia për Rregullim më të Mirë dhe Strategjia për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave si dhe Agjenda Evropiane e Reformave (ERA).  

Ministri i Administratës Publike z. Mahir Yagcilar, deklaroj se hyrja ne fuqi e Kontratës së Reformës Sektoriale avancon marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe është tregues se Komisioni Evropian konsideron se ka pjekuri institucionale dhe kapacitete profesionale për ti ofruar mbështetje të drejtpërdrejt buxhetore Kosovës nëse Qeveria arrit të zbatoj synimet e akorduara me kontratë.

“Kosova do të përfitoj 25 milion Euro nga Komisioni Evropian nëse kemi zbatim të suksesshëm të Kontratës së Reformës Sektoriale. Zbatimi i suksesshëm i Kontratës nënkupton modernizim të administratës publike dhe përmirësim të shërbimeve publike për qytetarët, përftime financiare për Kosovën dhe përafrim të vendit me Bashkimin Evropian, prandaj zbatimi i Kontratës së Reformës Sektoriale është prioritet kryesor për MAP dhe Qeverinë e Kosovës”, tha Yagcilar.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme