Kosova e Mali i Zi pa polisa sigurimi

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Kosovarët nuk do t’i paguajnë 15 eurot e polisës kufitare nga 1 korriku kur të hyjnë në Malin e Zi.

Të liruar nga kjo pagesë, do të jenë edhe malazezët kur të vijnë në Kosovë.

Kjo u mundësua falë memorandumit të mirëkuptimit, që u nënshkrua të premten mes byrove të Sigurimit të dy vendeve, njofton Klan Kosova.

Sipas dokumentit, parashihet njohja reciproke e certifikatave të sigurimit, për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta.

Të ngjashme