Kosova e priti Vitin e Ri në terr, reduktime në Prishtinë, Ferizaj e Malishevë

Prishtinë | 01 Jan 2022 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka hyrë në Vitin e Ri 2022.

Edhe gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, reduktime të energjisë elektrike kishte në disa pjesë të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Reduktime ka pasur në Komunën e Malishevës e po ashtu edhe atë të Feizajit.

KEDS njoftoi se si pasojë e mbingarkesës, në qytetin e Ferizajt, komplet stabilimenti shpërndarës i energjisë elektrike është djegur.

Sipas njoftimit të KEDS mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike në këtë qytet.

Reduktime gjatë natës së mbrëmshme ka pasur edhe në kryeqytet, një pjesë e së cilit ka qenë në terr, pikërisht gjatë ndërrimit të motomoteve.

Kosova ka disa ditë që po përballet me reduktime të energjisë elektrike. Reduktimet u udhëzuan nga Operatori i Sistemit dhe Tregut (KOSTT), për shkak të mbingarkesës në sistemin elektro-energjetik.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që t’i japë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar, në një përpjekje për të ndihmuar vendin që po përballet me krizë të energjisë elektrike.

Gjatë seancës së të mërkurës Kuvendi i Kosovës i ka miratuar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën dy muaj.

Të ngjashme