Kosova e Shqipëria dakordohen për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 10:49 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka pritur në takim ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi,raporton Ekonomia Online.

Ministri i  MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se do të pastrohet Mali Pashtrik dhe zona e Vërmicës, ku ky projekt madhor do të shënohet më 28 nëntor.

“Jam i nderuar që sot në ditën e Biodiversitetit një delegacion nga Shqipëria erdhi për të trajtuar disa nga problemet. Për nderë të kësaj dite aktivitete ka gjithandej, në komunën e Dragashit ka ekspozita, në komuna të tjera do të ketë aktivitete për nder të kësaj dite, pasdite do të jemi me ambasadorë. U dakroduam që të vijmë në përfundime për memorandumet dhe kryesorja që është se edhe këtë vit do të përmbyllet për malin e  Pashtrikut dhe zonën e Vërmicës. Kjo punë do të përfundoj më 28 nëntor në Ditën e Flamurit tonë kombëtar, do të jetë moment i veçantë për tu shënuar. Ka mbështetjen e dy qeverive deri tani kemi themeluar ekipe teknike që po punojmë në nivel të ministrive dhe qeverive për të marr fonde për të investuar për pika informuese pastrimin e liqeneve”, tha Matoshi.

Ministri e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi tha se bashkëpunimet mes dy ministrive janë të vazhdueshme dhe po punohet në vetëdijesimin e shoqërisë civile për ruajtje të ambientit.

“Ne kemi bashkëpunime të vazhdueshme. Ne folëm për disa problematika që kanë ngelur dhe janë në rrugën e zgjidhjes, stafet tona po punojnë nga të dyja qeveritë. Projekti që kemi nisur prej kohesh po punojmë në fillesa të ofrimit të gjithë pasurive natyrore në një ofertë turistike. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për të krijuar atmosferë tjetër për aktivizimin e shoqërisë civile për të mbajtur më mirë mjedisin. Me ministrin diskutuam për problematika me pjesën e liqenit dhe që nuk janë të vetmet që sezoni i ardhshëm të na gjej më mirë. Mendoj se ia kemi dalë që qeveritë tona kanë një zë, një mendim”, ka thënë Klosi, raporton EO.

Klosi po qëndron në Kosovë i shoqëruar nga  kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, Dritan Leli dhe Jorgo Goro, si dhe nga një grup operatorësh turistikë.

Të ngjashme