Kosova ka arritur progres në fushën e kadastrit

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 11:21 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrimi i tokës dhe kadastrit së bashku me infrastrukturën e të dhënave hapësinore janë vlerësuar si fundamentale për një qeverisje të mirë. Kështu u tha në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Administrim të Tokës, të organizuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se toka është aset i pakontestueshëm, duke përmendur disa të arritura kapitale që i ka financuar qeveria e vendit dhe projektet të cilat janë fituar me rëndësi të veçantë për Kosovën.

“Administrimi mirë i tokës ka qenë qëllimi, i cili është arritur gjithashtu po bëhet edhe planifikimi dhe parandalimi i ndërtimeve pa leje. Bashkëpunimi mes institucioneve dhe qytetarëve ka qenë mjaftë efikas, kemi përfituar nga ky bashkëpunim, sepse tani kemi të bëjmë më një administrim të mirë kadastral”, tha Shala, raporton Ekonomi Online.

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, tha se toka është aset kryesor i planetit, i cili tregoi edhe rritjen në ranglistën e Bankës Botërore që ka bërë Kosova kundër administrimit të tokave.

“Në Kosovë kemi mbi dhjetë ministri që në mënyrë indirekte kanë të bëjnë më administrimin e pronave. Në rang listën e Bankës Botërore është edhe Kosova. Jemi në vendin e 60-të të kësaj liste të Bankës Botërore, kurse për regjistrimin e pronave jemi në vendin e 33-të, ku jemi më mirë se Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria e shumë vende të tjera të rajonit”, tha Meha.

Ai gjithashtu ai tregoi që po presin që të marrin kadastrin, i cili gjendet në Serbi.

Aanchal Anand përfaqësues i Bankës Botërore tha se Kosova ka evoluar sa i përket regjistrit të tokave.

“Në regjistrimin e tokave Kosova ka qenë e 76-ta kurse tash është e 33-ta. Kjo është arritje e mirë. Këtu ka pasur një punë më të mirë nga ajo që është pritur. Por, Qeveria duhet të ketë parasysh që koha po ecën, jemi në përfundim të mandatit ne si Bankë Botërore… Është mirë që qeveria të vazhdojë vetë punën”, tha Aanchal Anand.

Pjesë e kësaj mbledhje ishin edhe përfaqësues të ministrive të tjera në Kosovë, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Të ngjashme