Kosova ka nevojë për më shumë burra feministë

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 09:02 | Nga

Atifete Jahjaga është presidentja e katërt e Republikës së Kosovës. Është gruaja e parë e zgjedhur në postin e presidentit në Kosovë (2011-2016) dhe në Ballkanin Perëndimor dhe gruaja më e re e zgjedhur në krye të shtetit në të gjithë botën.

Jahjaga aktivisht merr pjesë në konferenca e iniciativa vendore e ndërkombëtare që kanë për qëllim fuqizimin e gruas, ndërsa është avokuese e zëshme për të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo vazhdon të angazhohet në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm fetar dhe është promovuese e paqes dhe e stabilitetit në Ballkan dhe përtej, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është themeluese e Fondacionit Jahjaga, i cili në fokus të angazhimeve ka fuqizimin e grave dhe të rinjtë. Gjatë kohës sa ishte në detyrë, Jahjaga u angazhua fuqimisht për të sjellë gratë në ballë të jetës politike, ekonomike e sociale, për të krijuar një demokraci të qëndrueshme.

Presidentja Jahjaga është anëtare e Këshillit të Grave Lidere që nga viti 2012 dhe është nderuar me një varg çmimesh, si Çmimi për Lidership në Shërbimin Publik nga Clinton Global Initiative (2014) dhe titulli i nderit Doktor fillimisht nga Universiteti i Durhamit (2013) e pastaj edhe nga Universiteti i Leicesterit (2015).

Jahjaga është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

E Kuqja është plotë jetë, energji dhe frymëzim. Është ndër tri ngjyrat, karshi së kaltrës së errët dhe vjollcës, që më pëlqen më së shumti. Mbase për këtë arsye, instinktivisht, blej rroba-këmisha, fustane, xhaketa apo pallto, që kanë ngjyrë të kuqe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme