Kosova me më së paku vdekje trafiku në Ballkan

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Ka shumë aksidente në vend pothuajse çdo ditë.

Por pavarësisht kësaj Kosova po del të jetë vendi me më së paku aksidente me fatalitet për 1 milion banorë.

Sipas një raporti “Fatalitetet për vitin 2020 – Statistikat vjetore për Ballkanin Perëndimor”, Kosova po del të jetë më e mira.

Raporti krahasues i statistikave të aksidenteve në trafik për Ballkanin Perëndimor, nxjerr Kosovën me më së paku vdekje për 1 milion banor; për vdekjet në aksidentet e trafikut rrugor për vitin 2020 dhe krahasimin 2010-2020 për 1 milion banorë, vërehet se Kosova krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka më së paku vdekje.

Këto statistika janë marrë në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë e Hercergovinë, Maqedoninë e Veriut , Mali i Zi dhe Serbia.

Të ngjashme