Kosova me papunësinë më të lartën në rajon, të rinjtë duan punë në sektorin publik

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 14:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Papunësia në Kosovë është më larta në rajon, me rreth 43 për qind. Sa i përket preferencave të të rinjve se ku ata duan të punojnë, 70 për qind e tyre duan punë në sektorin publik ndërsa 23 për qind e të rinjve kanë dëshirë të punësohen në sektor privat, raporton Ekonomia Online.

Kështu është shprehur, Mevlyde Hyseni, koordinatore e programeve në Friedrich Ebert Stiftung. Ajo tha se arsyet e preferencave të tyre që të punojnë në institucione publike, janë paga e sigurt dhe pushimet.

“Të rinjtë janë shumë të pasigurt për arsimin në Kosovë vetëm 23% janë të kënaqur me cilësinë e arsimit dhe të rinjtë nuk besojnë se ky arsim i përgatit për tregun e punës. Papunësia në Kosovë është më e larta në rajon, 43 për qind. Shumica e të rinjve preferojnë te punojnë. 70 % duan në sektor publik, vetëm 23% mendojnë me punu në sektorin privat. Arsyeja është se duan pagë më sigurt, pushim i rregullt. Ndërsa në privat u shkelet e drejta me kontrata dhe orare të gjata”, tha Hyseni.

Sipas Hysenit, institucionet publike janë ato të cilat më së paku u besojnë të rinjve.

“Institucionet publike janë ato që më së paku të rinjtë ju besojnë. 54 deri 58 lidhjet me njerëz, tregojnë me meritat s’mundesh me ardh ne sektorin publik në punë. 54 për qind, nuk punojnë profesionin e tyre, 44 janë të mbi arsimuar për vendin aktual të punës, 25 për qind nuk janë në shkollë, universitet dhe s’janë të punësuar, kjo është diçka alarmante, 92 mendojnë të ndjekin arsimin, 23 janë të kënaqur me arsimin. Inspektorati s’ka te rritet numri i inspektoreve. 50% e të rinjve duan ta lëshojnë vendin për një jetë më të mirë”, shtoi Hyseni.

Këto komente, Hyseni i bëri në diskutimin e organizuar nga Kongresi Kombëtar i të Rinjve në Kosovë, në lidhje me mosmplementimin e Ligjit të Punës.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, tha se vetë punëtorë duhet të mos punojnë pa kontrata.

“Ne vazhdojmë t’i japim më shumë rëndësi institucionit publik, natyrisht ne e shohim se sektori publik ofron prosperitet më të madh. Ofrimi i sigurisë nuk është diçka e re. Shumë prej kompanive e kanë fokusin tek profiti. Inspektori më i mirë janë punëtoret. Ne kërkojmë ndihmën e shtetit veten kur na cenohen të drejtat, duhet të marrin numër dhe të thërrasin inspektoratin”, tha Zeka, raporton EO.

Sipas tij, duhet secili të fillojë me ndryshimet për veten e tij.

“Ka shkuar në rënie numri i njerëzve që kërkojnë një vend pune. Në situatatën kur vendet e punës janë të kufizua ju jep te drejt disa kompanive te luajnë me punëtorë. Edhe kur vendimet e shtetit janë të gabueshme e s’marrin hapin në këtë pjesë. Është momenti i fundit që prej 35 mije persona të ikin  nga një vend siç jemi ne ashtu, nëse dështojmë ta ndryshojmë atë. Shtetin s’mundet me e ndryshuar një kryeministër i mirë, një ministër i mirë nëse ne ulem e të presim dikujt ta bëjë në vend tonin”

Kryeinspektori Basri Ibrahimi tha se punëtorët nuk duhet të punojnë pa kontrata.

“Edhe elementet bazike mungojnë kontrata që është element kryesorë. Nuk e kuptoj qysh në shek 21 lidh marrëveshje pa kontratë. Çdo detyrë  duhet të parashihet me akt formal në këtë  kontekst. Unë s’e kam problem  me fol për neglizhencën që ë e bënë inspektorat,  po atë pavarësisht asaj që ka të papunë dhe sa presin me punësua dhe nëse po e pranon një gjendje te tille në kushte të vështir dhe pa kontratë. Ne konsiderojmë sedije shoqëror e dhe kur ata ne kompaninë e tyre punojnë me punuar jashtë orarit”, tha Ibrahimi.

Ai kërkoi që të gjithë të ngritin zërin në rast që iu cenojnë të drejtat e tyre.

“Inspektorati ka rolin bazik por inspektorati pune 700 punëtore pa kontrata dhe unë kisha prita ata me ardh e me tregu që janë pa kontrata. Kjo klime ku jemi tu jetuar pres me ndryshuar këtë veti e mentalitet duke filluar prej punëdhënësit duhet me kujtuar trajtimi i punëtorit, s’është humbje por benefit”, shtoi Ibrahimi.

Të ngjashme