Kosova me sistem më të mirë të drejtësisë në rajon

Prishtinë | 10 Kor 2021 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

“Indeksi Global për sundimin e ligjit, i vitit 2020” i publikuar nga “World Justice Project” e rendit Shqipërinë në vendin e 78-të nga 128 shtete të vlerësuara për funksionimin e drejtësisë.

Megjithë përpjekjet për një reformim të thellë të sistemit të drejtësisë në pesë vjetët e fundit, Shqipëria ka bërë hapa pas në këtë fushë.

Krahasuar me të njëjtin raport të 2019-ës Shqipëria ka zbritur me katër vende në renditje.

Po ashtu vendi ynë njeh përkeqësimin më të madh në cilësinë e sistemit të drejtësisë edhe në raport me vendet e rajonit. Pikët më të ulëta Shqipëria i mori në luftën kundër korrupsionit, në të cilën u rendit në vendin e 100, e po ashtu për shërbimet qeveritare në fushën e drejtësisë. Ndërsa vlerësimet më të larta Shqipëria i mori në fushën e rendit dhe sigurisë publike, ku u rendit e 36-ta, dhe tek drejtat e njeriut ku i rendit e 54-ra.

Renditjen më të mirë në Rajon e kishte sistemi i drejtësisë në Kosovë, duke u renditur në vendin e 54, i njëjti pozicion si në vitin 2019. Maqedonia e Veriut u rendit në vendin e 58, Bosnja në vendin e 64, dhe Serbia në vendin 75, duke u përmirësuar me 5 vende në raport me vitin 2019.

Të ngjashme