Kosova me vetëm 80 refugjatë, UNHCR-ja njofton nxënësit për punën e tyre

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 12:08 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) në Kosovë ka takuar një grup fëmijësh nga shkolla “Mileniumi i Tretë”, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. Ata u pritën nga shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduç, raporton Ekonomia Online.

Arduç tregoi se i kanë ftuar këta nxënës për t’i njoftuar për atë se çfarë bën UNCHR-ja në Kosovë dhe botë për t’i mbrojtur refugjatët.

“Sot po e festojmë Ditën e Refugjatëve – 20 Qershorin. Dhe për këtë ditë ne kemi ftuar këta nxënës të shohin t’iu shpjegojmë atyre çfarë në fakt ne po bëjmë këtu në Kosovë dhe në botë për t’i mbrojtur refugjatët”.

Më tutje, ai shtoi se për këtë ditë kanë organizuar një numër të aktiviteteve, që kanë filluar me javën e refugjatëve me aktivitete në Mitrovicë, Graçanicë.

“Ne kemi pasur një numër të aktiviteteve që kanë filluar me ‘Javën e Refugjatëve’ dhe kemi prezantuar në disa qytete, si në Mitrovicë; kemi shkuar në Graçanicë; sot kolegët e mi janë në vende të tjera. Dhe ne kemi mbajtur një konferencë për ‘Marrëveshjen Globale për Refugjatët’ me disa partnerët këtu në Prishtinë dhe ne sot në mbrëmje kemi ftuar të gjithë aktorët këtu në Prishtinë për të festuar më ne Ditën e Refugjatëve”, theksoi Arduç.

Sipas tij, Kosova qëndron mirë sa i përket numrit të refugjatëve në krahasim me vendet e rajonit. Numri i refugjatëve aktualisht në Kosovë është i ulët vetëm 80 refugjatë dhe qendrat e azilit kanë kushte shumë të mira.

“Ne Kosovë jemi me fat, pasi nuk kemi numër të madh të refugjatëve; krahasuar me vendet e rajonit ky numër është shumë i ulët. Ne po flasim vetëm për një numër të vogël, i kemi vetëm 80 refugjatë tani në Kosovë. Pra numri është i vogël dhe kushtet që i kanë në Kosovë janë shumë të mira. Kemi Qendrën e Azilit këtu në Prishtinë dhe kapacitetet janë për 100 persona”.

“Mesazhi im për këtë ditë është që secili njeri në planet të ndalet një moment dhe të mendoj për gjithë këta njerëz, ata kanë nevojë për mbështetjen e secilit, pra kjo është ajo për çfarë ne themi: ‘Jepuni mbështetje refugjatëve'”, u shpreh shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë,

Për nder të kësaj dite, në oborrin e objektit të UNHCR-së, po qëndron e hapur edhe ekspozita me temën “We stand together #WithRefugees”, me fotografi të refugjatëve.

Kjo ekspozitë, ditëve të kaluara, është shfaqur edhe në Graçanicë e Zveçan.

Të ngjashme