Kosova merr notën verbale për njohje nga Guineja-Bisao

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 14:36 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar edhe zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e shtetit të Guineja-Bisao në Bruksel, nëpërmjet të cilës ri-konfirmohet njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ky vendim ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Sh.T.Z. Malam Bacai Sanhá, me datën 10 Janar, 2011.

Sipas kumtesës, konfirmimi zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike vjen pak ditë, pasi që Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte prezantuar Notën Verbale në njërin nga emisionet televizive në vend.

Të ngjashme