Kosova merr përvojat e Estonisë në fushën e mjedisit

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e Mjedisit të Estonisë, Meelis Munt.

Me rastin e këtij takimi Ministri Matoshi tha se me Munt kanë folur për disa tema që do të përmblidhen edhe në një memorandum bashkëpunimi.

“Është kënaqësi të pres një delegacion nga Estonia. Ne sapo përfunduam një takim ku diskutuam disa tema të rëndësishme që ndërlidhen me ditën botërore të pastrimit të globit që do ndodhë më 21 shtator. Estonia ka udhëhequr dhe për vite me radhe është themeluese e ‘Lets Do It World’. Pastaj të gjitha shtetet e kanë përcjellë këtë hap duke e shndërrua lets do it në një lëvizje globale. Dhe ne jemi të nderuar që këtë vit këtë vend udhëheqim këtë fushatë, por jemi të vetëdijshëm që na duhet përvoja e atyre që e kanë udhëhequr këtë fushatë për vite me radhë”.

Ndërsa, zëvendësministri estonez i mjedist, Meelis Munt, tha se qëllimi i vizitës në Kosovë është koordinimi i veprimeve dhe mundësia e bashkëpunimit në fusha përkatëse.

“Në takimin tonë që patëm diskutuam disa fusha në të cilat mund të kemi bashkëpunim dhe i nënvizuam ato. I caktuam disa pika ku mund të kemi bashkëpunim më të afërt mes Kosovës dhe Estonisë. Mjedisi dhe mbajtja e mjedisit të pastër nuk njeh kufij dhe do të mundohemi që së bashku të mbajmë çdo gjë pastër. Ka hapësirë për interes të përbashkët. Besoj që mund të bashkëpunojmë edhe më afër në aspektin e qeverisjes elektronike dhe në aspektin e mjedisit”, tha ai.

Duke folur për fushatën  ‘Lets Do It World’, ministri estonez tha se kjo është një iniciativë qytetarie në formë globale që udhëhiqet nga vendi i tij,  pasi që problemet e ndotjes po e cenojnë mjedisin.

Matoshi dhe Munt thanë se janë të vendosur të ballafaqohen me sfidat mjedisore.

Të ngjashme