Kosova merr shembull në fushën e auditimit nga vendet evropiane – Osmani: Do të jemi transparent

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 11:47 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra Kombëtare e Auditimit ka shënuar përfundimin e Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian dhe është zbatuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë me mbështetjen edhe të ekspertëve nga Institucionet Supreme të Auditimit të Kroacisë, të Republikës së Çekisë, të Letonisë, të Lituanisë dhe të Portugalisë.

Auditorit i Përgjithshëm, Besnik Osmani tha se ky projekt i nisur vitin e kaluar ka sjell rezultate të shkëlqyer, duke shtuar se synim kanë që të jenë sa më transparent ndaj qytetarëve.

“Në këto momente kur po mbyllim projektin dhe jam shumë i lumtur që kemi ndërtuar një bazë të dhënave mbi transparencën”.

“Kontributi i vendeve evropiane ka shkuar në rrugë të duhur dhe që këtë projekt e kemi realizuar si duhet dhe po e përfundojmë me sukses”, tha ai.

Auditorit i Përgjithshëm i Polonisë, Marian Banash, tha se është nder për të që po përmbyll një projekt të tillë.

“Është nder që sot po mbyllim Projektin e binjakëzimit të këtyre dy zyrave dhe tani ndjejmë përgjegjësi pranë BE-së dhe vendeve tjera”.

“Jam krenar që është implementuar ky projekt duke sjellë histori të ndryshme të këtyre dy vendeve. Ne duhet të punojmë për të mirën dhe cilësinë e qytetarëve”, tha ai.

Zëvendësshefja e Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Hillen Francke tha se ky projekt ka sjell një bashkëpunim të mirë ndërmjet këtyre dy shteteve, raporton EO.

“Kur ka filluar projekti jemi ballafaquar me shumë probleme, por si BE jemi të kënaqur me bashkëpunimin e mirë të këtyre dy shteteve ndërmjet Polonisë dhe Kosovës”, tha ajo.

Objektiv e projektit të binjakëzimit ishte që të mbështetet Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të saj në realizimin e qëndrueshëm të objektivave dhe  të misionit të vet sipas Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA) dhe rritjen e ndikimit të saj përmes komunikimit të intensifikuar me qytetarët, Parlamentin dhe palët tjera të interesit.

Komponentët kryesore të këtij projekti ishin: (i) Komunikimi me qytetarët, Parlamentin dhe palët e tjera të interesit; (ii) Fuqizimi i kapaciteteve institucionale të ZKA-së; dhe (iii) Përditësimi i doracakëve të auditimit (financiar dhe të pajtueshmërisë) dhe të letrave të punës, në përputhje me legjislacionin dhe SNISA-t.

Të ngjashme