Kosova mirëpret Marrëveshjen historike mes Maqedonisë e Greqisë për emrin

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 12:14 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka uruar kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras dhe atë të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ka mirëpritur Marrëveshjen historike në mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, transmeton Ekonomia Online.

MPJ, perms një komunikate për medie vlerëson se kjo Marrëveshje do t’i kontribuojë edhe më tej forcimit të paqes, ruajtjes së stabilitetit, ndërtimit të mirëbesimit, transformimit dhe integrimit euro-atlantik të të gjithë rajonit të Evropës Juglindore, thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm në mes vendeve respektive dhe rritjes së prosperitetit për qytetarët.

“MPJ konsideron se arritja e kësaj Marrëveshje historike është një dëshmi dhe shembull se kur ekziston vullneti, gatishmëria dhe lidershipi nëpërmjet diplomacisë, dialogut, respektit reciprok mund të arrihen zgjidhje edhe për çështjet më të vështira”, thuhet në komunikatë.

Ministria e Punëve të Jashtme falënderon të gjithë palët dhe akterët e përfshirë në proces që ndihmuan në arritjen e kësaj Marrëveshje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme