Kosova ndihet e sigurt si Britania e Madhe e SHBA-ja

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 08:15 | Nga

Kosova ndihet e sigurt nga mbështetja e forcave të ruajtjes së rendit, ashtu si britanikët, amerikanët e suedezët.

Ndërsa forcat e rendit dhe të sigurisë në Shqipëri nuk e kanë besimin e njerëzve, ashtu si në Kosovë, madje edhe shumë vende në rajon, duke lënë prapa vetëm Maqedoninë, shkruan sot Koha Ditore.

Indeksi i Ligjit dhe Rendit ka realizuar një sondazh për vitin 2016, ku njerëzit u janë përgjigjur pyetjeve nëse kanë besim te forcat e rendit, nëse ndihen të rrezikuar të ecin vetëm natën në zonën ku jetojnë, apo nëse janë grabitur gjatë 12 muajve të fundit. (Më shumë detaje mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

University

Ngjyra dhe fonti i shkronjave ka lënë pa nostrifikuar diplomat e disa studentëve të Departamentit të Stomatologjisë, që studimet i kanë përfunduar në institucionin arsimor Albanian University në Tiranë.

Sipas një letre të këtij grupi të studentëve drejtuar redaksisë, ata kanë probleme me nostrifikim të diplomave që nga viti 2007. Vonesat dhe dëmi që atyre u është bërë i kanë pranuar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit në Qeverinë Teknike të Shqipërisë, Mirela Karabina, dhe ministri në detyrë i Arsimit i Kosovës, Arsim Bajrami, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata kanë thënë se ky rast nuk ka të bëjë me çështje thelbësore të vërtetësisë së diplomës, por me disa çështje teknike, siç janë ngjyra dhe fonti i shkronjave në këto diploma.

shkaktarë të këtyre vonesave ata kanë përmendur edhe komunikimin e ngadaltë në mes të institucioneve të Kosovës dhe institucioneve të arsimit në Shqipëri dhe kanë thënë se ka edhe të tjera raste përveç atyre të Albanian University.

Grupi i studentëve ka sqaruar disa herë “historinë” e problemit që ata kanë pasur me procedurën e nostrifikimit. Pjesën më të madhe të fajit ata ua kanë hedhur institucioneve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme