Kosova në mesin e shteteve me më së paku vdekje nga Coronavirusi për 100 mijë banorë

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Me 22 të vdekur, Kosova është në mesin e shteteve të botës me më së paku vdekje nga Coronavirusi, në bazë të përllogaritjes së proporcionit të vdekjeve për 100.000 banorë.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Universiteti John Hopkins, Kosova ka një mesatare prej 1.19 vdekjesh për 100 mijë banorë, që e vë atë në pjesën e poshtme të listës, kur është në pyetje numri i vdekjeve, transmeton KOHA.

Sipas kësaj përllogaritjeje, numër të vogël viktimash nga COVID-19 kanë edhe Mali i Zi dhe Shqipëria. Mali i Zi ka një mesatare prej 1.29 vdekjesh në 100.000 banorë, ndërsa Shqipëria 1.08 vdekje.

Ndërkohë, shtetet tjera të rajonit kanë një bilans më të keq. Serbia ka 2.71 vdekje në 100.000 banorë, Bosnja 2.17 vdekje e Kroacia 1.88 vdekje.

Të ngjashme