Kosova në rrjetin e gazit nëpërmjet Shqipërisë

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 08:16 | Nga

Degëzimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, përmes projektit të gazit – TAP, i njohur tashmë si ALKOGAP, është ndër prioritetet e Qeverisë së Shqipërisë.
Kështu ka deklaruar ministri i Energjisë e Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

Qeveria e Shqipërisë e ka përmbyllur masterplanin e gazit dhe se ai së shpejti pritet të miratohet në qeveri, shkruan sot Koha Ditore.Lidhjen e Kosovës me gazsjellësin TAP përmes degëzimit e ka shpallur si prioritet edhe kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të pjesës tokësore të gazsjellësit në Shqipëri, me 30 shtator të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme